INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Afera e Ramës me mafien për ÇEZ [VIDEO]

Publikuar më: 13:25 27-03-2017

Lulzim Basha zbulon për herë të parë se Edi Rama firmosi marrëveshjen e paqtë me kompaninë ceke CEZ përpara zgjedhjeve të 2013, e këtë sipas tij e bëri me bekimin e mafies ndërkombëtarëve.
Lulzim Basha:
“E vërteta është edhe më e hidhur se kaq, pakti për zhvatjen e mbi 600 milion euro u bë para se Rama të vinte në pushtet. Njerëz të fuqishëm me influencë politike në Bruksel ishin pjesë e këtij akti mafioz”.
Por Basha premtoi se zgjidhja e paqtë të konflikt mes kompanisë Ceke ÇEZ dhe qeverisë shqiptare do të marrë drejtësi. E sa i përket drejtësisë Basha kishte parasysh një tjetër sistem drejtësie e jo ky i sotmi.
Lulzim Basha:
“Nuk do të pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama, ta dëgjojnë miqtë e armiqtë tanë”.
Basha deklaroi se protesta e opozitës ka mbështetjen e miqve ndërkombëtarë, e veçanërisht SHBA-së, ndërsa premtoi se nuk do të ketë tërheqje pas.
Lulzim Basha:
“Sepse kjo që po zhvillojmë është një luftë për jetë a vdekje për Shqipërinë evropiane”.

Article Logic
Execution time: 0.0043320655822754