Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Nishani, lidhur me çështjen e kanabisit. Basha ka zgjedhur “Facebook” për të iu kundërpërgjigjur Ramës, i cili ironizoi Nishanin për situatën e kanabisit duke thënë që duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së.
Kreu i PD ka publikuar një fotomontazh të Ramës me Shullazin, Roshin, Klement Balilin dhe Bushin në Kryeministri.