INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Anulim ligjit të arsimit kërcënim për Ramën: "Dorëhiqu që të mos përfundosh si Duçja" [VIDEO]

Publikuar më: 17:26 20-03-2017

“Këtu, në këtë shesh, orën e parë të betimit të kabinetit të Republikës së Re, do të firmoset anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë”. Ky ka qënë premtimi i Lulzim Bashës përballë të rinjve në çadrën e Lirisë, në ditën e 31 të protestës së opozitës. Teksa shprehu vendosmërinë se vetëm një qeveri teknike do të mundë të mbaj zgjedhje të lira e të ndrejshme, Basha i përcolli këtë mesazh të drejtpërdrejtë Edi Ramës. “Po të ishte puna për karshillëk, 18 Shkurti i dytë, të gjen në lanë dhe jo në zyrë”-u shpreh kryeu i PD-së. Por Basha u kujdes që nëpërmjet fjalëve të Aurel Plasarit, ti kërkojë Edi Ramës që të japë dorëheqjen

“Edi Rama, ta dish se jemi këtu për të të shpëtuar lëkurën që të mos përfundosh si Ducja. Republika e Re do të garantojë që as ti e as ndokush tjetër mos të përfundojësi Ducja. Edi Rama ti je i ikur. Je i ikur”-deklaroi kreu i opozitës

 

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668