INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha del në mbrojtje të qytetarëve të Kukësit, “sulmon” Ramën dhe ka një thirrje për kryeprokuroren Marku

Basha del në mbrojtje të qytetarëve të Kukësit, “sulmon” Ramën dhe ka një thirrje për kryeprokuroren Marku

Publikuar më: 19:37 01-04-2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë “live” mbrëmjen e sotme nga selia e Partisë Demokratike lidhur me arrestimin e qytetarëve të Kukësit dhe i ka kërkuar menjëherë kryeministrit Rama t’i lirojë ata sepse nuk ka asnjë urdhër ndalimi apo urdhër arrestimi ndaj tyre.

Në deklaratën e tij të shkurtër së bashku me zyrtarë të tjerë të PD-së, Rama sulmoi kryeministrin Rama duke u shprehur se ai e ka dhënë urdhrin për arrestimin e tyre.
Po ashtu, kreu i Partisë Demokratike ka pohuar se arrestimet e kryera gjatë natës kanë për qëllim ushtrimin e terrorit dhe banorët të mos ngrejnë zërin kundër zhvatjes që u bëhet nga mazhoranca.
Ai i ka bërë thirrje prokurores së përkohshme të përgjithshme Arta Marku të hetojë politikanët e korruptuar të PS duke nisur nga Vangjush Dako dhe jo qytetarët e thjeshtë të Kukësit.

“Arbër Çekaj, trafikoi 613 kg kokainë kolumbiane dhe ata nuk bënë asgjë. E lejuan të ikë i qetë nga Shqipëria. E njëjta politikë ka mobilizuar qindra forca për të rrëmbyer qytetarët e thjeshtë të Kukësit vetëm se protestuan për veten dhe fëmijët e tyre. U hodh urdhër politik i Edi Ramës ndaj njerëzve më të varfër të Shqipërisë.
Ato që akuzohen protestuesit, janë vepra të lehta penale që dënohen me gjobë deri në 3 vite burg. Ka vetëm një qëllim, ushtrimin e terrorit ndaj banorëve të Kukësit.
Sipas raporteve institucionale, janë rrëmbyer në mënyrë të paligjshme pa asnjë urdhër arresti, kjo përbën vepër të rëndë penale për heqje të paligjshme të lirisë. Qytetarët kanë paditur prokurorinë dhe policinë e Kukësit. Nuk do ndalemi derisa ata të japin llogari para ligjit!
Ata duhet të hetohen në gjendje të lirë. I bëj thirrje prokurores së përkohshme të përgjithshme që ka një të shkuar të njollosur, të ndalë këtë epërsi politike të Edi Ramës.
Kukësi ka njohur shpesh dhunën, shpërfilljen dhe diktaturën por askush s’i ka nënshtruar dot. Rama është qesharak para kuksianëve. Është një plaçkitës që populli do i tregojë vendin. Jemi me ju, Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët nga Prishtina në Sarandë.”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709