Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur këtë fundjavë që në vend të deklaratave të shkruaj gjëegjëza për të goditur qeverinë. Kryedemokrati ka edhe një shpërblim për ata që japin përgjigje të saktë. Fotoja që shoqëron gjëegjëzën e Bashës për, Ramën është një grup gjarpërinjsh.
Lulzim Basha
Gjëagjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë: një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS, një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama. Gjëegjëzës së Bashës i përgjigjet me shprehjen “Vetingu si ilaç gjarpërinjsh”.
Edi Rama
Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli.