INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Edi Rama jep dorëheqjen!

Basha: Edi Rama jep dorëheqjen!

Publikuar më: 12:33 20-03-2017

Basha vazhdon t'i kërkoj Kryeministrit Rama të jap dorëheqjen si kryeministër.
Në një fjalim të mbajtur drejtpërsëdrejti nga “Sheshi i Lirisë”, përpara kryeministrisë i rrethuar nga të rinj dhe të reja, kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit Edi Rama që të japë dorëheqjen në mënyrë që të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Je i ikur Edi Rama!

Ne jemi këtu si patriotë, si demokratë, si njerëz të një lëvizjeje të madhe pa precedentë në historinë tone. Lëvizja jonë është qytetare dhe paqësore.

Do të qëndrojmë këtu gjatë, na pëlqen të rrimë këtu sepse ky shesh është pagëzuar tashme me një vetëdije të madhe dhe vendosmëri. Përmes një qëndrese paqësore që do i sigurojë Shqipërisë jo vetëm zgjedhje të lira e të ndershme por edhe parametra të një vendi të gatshëm për anëtarësim në BE.

Do ta bëjmë këtë shërbim sepse gjithçka që ti bëre në 4 vite, e largoi Shqipërinë nga Evropa.

Hiqe nga mendja se ka rrugë tjetër! Sado të shpifesh ti dhe zullapët që ke shpërndarë nëpër media.

Përfundimi është Republika e re që do të themelohet mbi votën e lirë të çdo qytetari shqiptar.

Behu i zgjuar dhe jep dorëheqjen! Do të firmoset ligji për Arsimin e Lartë. Rinia do të ketë jo vetëm veshin por edhe mbështetjen e fuqishme të qeverisë së re, Arsimi i Lartë publik do ketë tarifa të përballueshme nga çdo i ri shqiptar” u shpreh Basha në fjalimin e tij

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926