INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha flet për dialogun me Ramën dhe bën paralajmërimin e rrezikshëm për vendin

Basha flet për dialogun me Ramën dhe bën paralajmërimin e rrezikshëm për vendin

Publikuar më: 11:11 09-08-2019

Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk heq dorë nga asnjë prej tre kushteve të tij, që kanë të bëjnë me Edi Ramën. Në një bashkëbisedim me gazetarët duke artikuluar faktin se ai kërkon të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve, Basha kërkon që zgjedhjet vendore të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare.

Sipas Bashës këto duhet të kryhen pa Edi Ramën kryeministër dhe përmes një qeverie tranzitore. Ndërsa zbulon se para dhe pas 30 qershorit, tentativat për dialog kanë marrë përgjigje negative nga Edi Rama.

Duke folur për zgjedhjet, Basha tha se në 30 qershor nuk ka pasur proces të rregullt zgjedhor, gjë që sipas tij u konfirmua edhe nga OSBE/ODIHR.

Megjithatë, Basha këmbëngul për një dialog politik, për zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer vendin.

Basha bën edhe paralajmërimin e frikshëm, se nëse nuk ndodh tërheqja e Ramës, vendi do të futet një një situatë tejet të rrezikshme.

Pavarësisht kësaj, Basha vlerësoi Metën dhe tentativat e tij për zgjidhjen e krizës. Ndërsa i pyetur direkt për negociata të mundshme, Basha tha se vendimi është politik dhe nuk mund të veprohet me negociatat, duke qenë Rama kryeministër.

Ai shtoi se protestat do të vijojnë.

Basha tha se opozita nuk është e përçarë, ndërsa deklaroi se kërkesa e partive aleate për t'u regjistruar në zgjedhje është bërë për të detyruar KQZ të nisë përgatitjen e zgjedhjeve, rrëzuar kështu deklaratat e tyre se do të marrin pjesën në zgjedhje.

Edhe pse PD nuk u regjistrua në KQZ Basha u shpreh se në 13 tetor do të ketë zgjedhje parlamentare dhe vendore.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543