INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha fton Ramën në debat live: Ku janë 300 mijë vendet e punës, po shëndetësia falas?

Basha fton Ramën në debat live: Ku janë 300 mijë vendet e punës, po shëndetësia falas?

Publikuar më: 19:21 30-05-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hapur fushatën elektorale në Gjirokastër, ku prezantoi kandidatët e opozitës për deputet. Basha sulmoi qeverinë Rama, duke e cilësuar si “Qeveria e tepsisë”, që është përçarë dhe tashmë petët e lakrorit kanë dalë në shesh.

“E bashkuar opozita e përçarë qeveria e tepsisë, petët e lakrorit kanë dalë në shesh. Ne jemi të bashkuar, ata të përçare. Ne duam ndryshimin, ata duan ta mbajnë kështu siç është”, tha kreu i PD-së.

Më tej kreu i selisë blu bëri një panoramë të gjendjes ekonomike në vend, duke theksuar se ekonomia është në ditët e tij më të zeza.

Lideri i PD-së, vijoi akuzat ndaj kryeministrit, duke thënë se rrogat e shqiptarëve janë ulur, faturat e energjisë janë rritur në stratosferë, ekonomia është në ditët më të zeza dhe gjithë Shqipëria u mbush me drogë. “Ti Edi Rama i le shqiptarët me gisht në gojë”,- vijoi Basha.

Ai e foti Ramën në një debat live, dhe u shpreh se pyetja e parë që do i bënte, ishte: Ku janë 300 mijë vendet e punës dhe shëndetësia falas?

Eja në debat, eja në debat, është kulturë demokratike, të debatojmë përpara shqiptarëve. Cakto orën dhe vendin dhe të hapim debatin pa teatër kukullash. 

Article Logic
Execution time: 0.0033271312713623