Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas shkatërrimit të grupit të trafikut të drogës në Itali, i cili qarkullonte miliona euro nga trafikimi i drogës dhe armëve. Basha thotë se demokratët e kanë denoncuar më herët lidhjen e qeverisë shqiptare me me këtë bandë të drejtuar nga Mois Habilaj.
Lulzim Basha
Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!