INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Ja si bëhesh pasanik në qeverinë Rama…

Basha: Ja si bëhesh pasanik në qeverinë Rama…

Publikuar më: 14:27 22-04-2016

Pasi konsumoi një takim për rreth 60 minuta me Ambasadorin Amerikan Donald Lu, Lulzim Basha e ka gjetur mënyrën se si mund të bëhesh pasanik në Shqipëri. Për këtë Basha ka një shembull konkret, Emiljano Shullazin. Në një komunikim me mediat, kreu i selisë blu tha se arrestimi i Shullazit duket se ka shqetësuar jo pak Edi Ramën dhe Saimir Tahirin. E për këtë, siç e do zakoni, ata po mbajnë dhe “zi”.

“Prokuroria, pjesa jashtë kontrollit nga Edi Rama, ka vënë në pranga kreun e një bande që në 3 vite ka krijuar një shtet brenda shtetit. Tani po e merr vesh gjithë Shqipëria si bëhesh pasanik në shtetin Rama-Shullazi-Tahiri, duke gjobitur me armë në dorë, duke kërcënuar qytetarët, o jetën o pronën; o firmën, o pronën, o plumbin. Tirana dhe gjithë Shqipëria është më e lehtësuar nga arrestimi i kapobandës. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë në zi dhe tmerr se cfarë do të "llapë" ky. Asnjë fjalë nuk kanë thënë në mbështetje të Prokurorisë. Ai po bën cdo përpjekje  për të larguar vëmendjen nga vërtetimi publik i lidhjes së tij me prova dhe me fakte, këtë bëri dhe sot në daljen para medias. Hija e Shullazit është e stampuar në portretin e tij që endet në zyrën që drejton përkohësisht”.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551