INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Jemi në kushtet e diktaturës. Rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund

Basha: Jemi në kushtet e diktaturës. Rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund

Publikuar më: 13:40 10-10-2018

Kryedemokrati Lulëzim Basha në deklaratën për mediat nga selia e PD, tha se ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar se kjo qeveri nuk do të ketë kurrë luftë kundër krimit. Ai akuzoi edhe kryeprokuroren Marku se po mbron lidhjet e qeverisë me krimin, qëllim që sipas kryedemokratit e solli atë në krye të prokurorisë së përgjithshme.
Dje Rama e pranoi vetë ekzistencën e shtetit privat kur deklaroi publikisht se ka një strukturë të posaçme private që i shërben atij. Publiku e pa përbërjen e kësaj strukture, deputetë, drejtues policie që fabrikojnë prova. Drejtues të këtij inskenimi janë padyshim dhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku. Kur shteti sulmon gazetarët, për të mbrojtur kriminelët, jemi në kushtet e një diktature. Xhafajt triumfuan mbi Habilajt dhe Tahirin. Policia e Shtetit është e shkatërruar nga Tahiri. Arta Marku u soll politikisht për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe e ka bërë atë me sukses. Ka shkatëruar provat për Gjiknurin, Dakon, Manjën e drejtuest të tjerë të lartë. Nuk ka nisur dhe s’ka për të nisur hetimet për lidhjet kriminale të kriminelit Balla. Vettingu po mban gjyqtarë e prokurorë të korruptuar në detyrë që kthehen lehtësisht në vegla të pushtetit. Kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet. Drejtësia ndaj tyre nuk do të mungojë rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre ‘’

Article Logic
Execution time: 0.0045809745788574