INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

Basha: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

Publikuar më: 16:45 28-08-2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas. Në prag të nisjes së vitit shkollor, Basha vë theksin tek problematika e shpërndarjes së librave ndërsa shton se jemi i vetmi vend në rajon ku librat blihen.
Lulzim Basha
Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në rradhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë të madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre. Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

Article Logic
Execution time: 0.003953218460083