Ashtu si paralajmëroi opozita e bashkuar ka bojkotuar seancën plenare në nisje të sesionit të ri. Kryetari i PD, Lulzim Basha së bashku me aleatët janë mbledhur në atë që e konsideruar si seancë të jashtëzakonshme në Shkodër, si mesazh ndaj qëndrese së krimit me mbështetje të politikës.
Mirëpo kjo mbledhje në Shkodër është ironizuar nga kreu i qeverisë Rama.
Përmes rrjeteve sociale, Edi Rama shprehet se politika duhet të mësohet edhe me mungesën e opozitës dhe Lulzim Bashës.
“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit”, shkruan Rama.