Takimi, i kërkuar nga Basha, me 18 ambasadorë përfundoi. Ai u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike.
Takimi ka zgjatur më shumë se 120 minuta dhe në të nuk kanë qenë i pranishëm, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Arsyeja e mungesës së tyre ka qenë sepse ishin ftuar vetëm ambasadorët e vendeve të BE. Gjatë takimit kreu i PD-së, Lulzim Basha ka informuar ambasadorët në lidhje me krizën politike në vend dhe pse ai kërkon qeveri teknike e pse zgjedhjet janë të rrezikuara me Edi Ramën kryeministër.