INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Devoll: Po ta dëgjosh çfarë thotë, as Edi Rama nuk voton për Edi Ramën

Basha në Devoll: Po ta dëgjosh çfarë thotë, as Edi Rama nuk voton për Edi Ramën

Publikuar më: 18:32 18-06-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot pasdite me banorë të Devollit, deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Ramës nëpër mitingje.

Duke u kërkuar qytetarëve votën për PS në zgjedhjet e 25 qershorit, kryesocialiste “fajëson sistemin për problematikat” në vend.

Por në përgjigje të ketyre deklaratave, Basha thotë se Rama kërkon më shumë pushtet, “duke fajësuar sistemin e këdo, sikur të kishte mbërritur sot në Shqipëri për herë të parë”.

Sipas kryedemokratit Basha, kreu i socialistëve mashtron qytetarët me deklaratat e tij, të cilat sipas tij “nuk i beson as vetë”.

Basha thotë se përgjegjës për korrupsionin dhe situatën ekonomike në vend është vetë kryeministri Edi Rama.

“Po ta dëgjosh se çfarë thotë me akuzat që bën, i bie që as Edi Rama nuk e voton Edi Ramën. Sepse përgjegjës për korrupsionin, për abuzimin me pushtetin, për mosmbajtjen e premtimeve, për varfërinë për gjendjen e rëndë të vendit, është një dhe vetëm një, Edi Rama. Ai që qeverisi dhe kishte gjithçka nën kontrollin e tij në 4 vite”, tha kreu i opozitës.

Basha citoi shifrën tronditëse të “Gallup”, që thotë se 56 % e shqiptarëve duan të ikin, dhe sipas kreut të PD-së “kjo është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447