INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Kuvend: Projekti 1 Miliardë, ka synim të sundojë Shqipërinë për dekada

Basha në Kuvend: Projekti 1 Miliardë, ka synim të sundojë Shqipërinë për dekada

Publikuar më: 17:04 09-11-2017

Çdo gjë do të thellohet me Projektin 1 Miliardë, një projekt kriminal që do shkrijë në një, krimin, biznesin dhe politikën. Projekti 1 miliardë është rruga e konsolidimit të konsorciumit politiko-kriminal i cili ka për synim të sundojë Shqipërinë për dekada.

Sipas z.Basha, forma më e rrezikshme e krimit nuk është një grup kriminelësh me armë në dorë që grabisin me forcë apo transportojnë drogën, por kur bëhen bashkë krimineli, qeveritari dhe bankieri dhe bien në ujdi për të plaçkitur dhe kontrolluar një vend të tërë. Kjo është faza ku ka hyrë krimi në Shqipëri.

“Kanabizimi i vendit ka qenë një projekt i qëllimshëm anti-kombëtar i Edi Ramës. Në këtë projekt ai derdhi gjithë urrejtjen dhe mllefin që ka ndaj shqiptarëve”, ka thënë Basha.

Basha ka thënë se kriminelët me pushtet dhe droga ishin hakmarrja ndaj të gjithëve, nga një njeri i dështuar, i cili fajson këdo, familjen, shoqërinë, atdheun, por kurrë veten e tij. “Prandaj, të lesh fatet e vendit në duart e Edi Ramës do të thotë të lesh Shqipërinë në dorë të krimit dhe të shkatërrimit”, ka shtuar Basha

Edi Rama nuk duhet lejuar as të mashtrojë më popullin dhe as t’i shpëtojë më drejtësisë, siç po përpiqet të bëjë.

“Edi Rama do që të krijojë prokurorinë e tij private. Nën drejtimin politik të Fatmir Xhafës, kjo do të ishte një mburojë për të dhe shpurën e tij dhe një mashë për të kërcënuar shantazhuar dhe persekutuar këdo që bëhet pengesë për të dhe kupolën e tij’, ka thënë kryetari i PD-së.

Article Logic
Execution time: 0.0040788650512695