INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Shkodër. Ftesë dhe socialistëve ti bashkohen protestës

Basha në Shkodër. Ftesë dhe socialistëve ti bashkohen protestës

Publikuar më: 14:19 24-01-2018

Turi i takimeve me qytetarët i kreut të opozitës Lulzim Basha është ndalur në kryeqendrën e veriut, në Shkodër. Gjatë fjalës përballë demokratëve Lulzim Basha tha se në 27 janar qeveria nuk ka për ti rezistuar protestës popullore. Basha kishte një mesazh dhe për socialistët.
Lulzim Basha:
“Qeveria e paligjshme nuk ka për t’i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve. Nuk i rezistoi dot diktatura e jo më t’i rezistojë Edi Rama, ky frikacak që e mbyllën 1200 naftëtarë në bunker. Çfarë do t’i bëjnë 12 mijë shkodranë, 120 mijë shqiptarë të bashkuar në sheshin e protestës më 27 janar? Do t’i thonë se koha jote ka marrë fund. Ndaj unë i ftoj të gjithë pa përjashtim, të gjithë edhe shpresëhumburit, edhe socialistët e ndershëm që ndjehen të turpëruar nga kjo bandë. Ejani t’ia dalim sepse bashkë të gjithë do t’ia dalim. Ejani të mundim mallkimin, se Shqipëria nuk bëhet. Sepse Shqipëria do të bëhet! Ejani ta bëjmë! Së bashku do ta bëjmë!”

 

Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719