INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Vorë: Rezistencë popullore, të këpusim lidhjet e politikës me krimin

Basha në Vorë: Rezistencë popullore, të këpusim lidhjet e politikës me krimin

Publikuar më: 16:46 06-02-2019

Kreu i PD, Lulzim Basha vijoi turin e takimeve në Vorë. Ai i ftoi qytetarët të dalin në sheshin para Kryeministrisë më 16 shkurt. Ai tha se duhet të tregohet rezistencë popullore e të këputen lidhjet e politikës me krimin.

“Ne kemi planin për biznesin. Do ju mbështesim si sipërmarrës dhe punëdhënës. Biznesi i madh nuk është futur në tepsi. 2 miliardë euro që i ka në tepsi nuk i kthen në investime. Ne si opozitë ju ofrojmë alternativën, nuk kemi asnjë mjet tjetër për ta zgjidhur.
Ju ftoj me 16 ta zgjidhni si popull, me rezistencë popullore. Gjithçka mund të rikthehet në rrugën e mbarë nëse populli bashkohet dhe vjen më 16 shkurt në shesh. Në këtë vend ka shpresë. Na duhet të këpusim lidhjet e politikës me krimin dhe këtë mund ta bëjë vetëm populli”, tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947