INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha pas takimit me Mogherinin: Të bashkohemi në pakt kombëtar për një qeveri teknike

Basha pas takimit me Mogherinin: Të bashkohemi në pakt kombëtar për një qeveri teknike

Publikuar më: 21:10 03-03-2017

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, pas takimit prej 30 minutash me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini ka dhënë një deklaratë për median, ku sërish shprehet i palëkundur se nuk do lëviz nga “Çadra e Lirisë” deri në arritjen e një pakti kombëtar dhe se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje.

Pata rastin ta njoh me rrugëzgjidhjen e propozuar nga opozita për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, për paratë e drogës, mos zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i dështimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2014-2016-2016, dështimi për t’i dhënë vendit reformë zgjedhore. Duke krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe duke i hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Zonja Mogherini do të shprehet vetë, por mund t’ju them se kauza jonë, kauza e qytetarëve shqiptarë ka mirëkuptim dhe mbështetje totale nga të gjithë ata që i duan të mirën Shqipërisë, ata që na kanë shoqëruar në 26 vite tranzicion, e kuptojnë se me krimin në pushtet dhe me paratë e drogës, është një pacient me kancer që ka nevojë për një ndërhyrje të thellë. Shpresa ime është që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për të krijuar qeveri teknike.

Të bashkohemi në pakt kombëtar për një qeveri teknike. E vetmja rrugëdalje.  Nuk ka dhe nuk ka për të patur parlament tjetër vec atë të cadrës së lirisë

Article Logic
Execution time: 0.0043509006500244