Pazar politik me postin e kreut të shtetit. Kështu deklaroi kreu i demokratëve Lulzim Basha, vetëm pak orë përpara se sa kuvendi të votojë kreun e ri të shtetit.
Lulzim Basha:
“Rama dhe Meta po përdorin postin e presidentin si plaçkë për pazarin e tyre”.
Në ditën e 70 të protestës së opozitës, lidershipi demokrat thotë se kryeministri Rama është kërcënim për demokracinë.
Lulzim Basha
Edi Rama do ta fusë Shqipërinë në rrugë qorre, në zgjedhje pa opozitë, është rruga e shkatërrimit të demokracisë”.
Por Basha u zotua se nuk do të lejojë që kjo të ndodhë.
Lulzim Basha:
“Me asnjë mënyrë dhe në asnjë formë nuk do të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare për zgjedhjet të lira e të ndershme. Ora e përballjes po afron”.