INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha takon Hahn: Qeveria teknike garanci për zgjedhjet dhe reformën në drejtësi

Basha takon Hahn: Qeveria teknike garanci për zgjedhjet dhe reformën në drejtësi

Publikuar më: 09:30 31-03-2017

Krijimi i qeverisë teknike i jep fund krizës politike në Shqipëri. Kështu deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me drejtues të lartë të institucioneve evropiane dhe udhëheqës politik të së djathtës.
Gjatë takimit me Komisionerin e Zgjerimit, Hahn, lideri i opozitës theksoi se e vetmja rrugëdalje nga kriza, është krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama.
Po ashtu, Basha tha se kjo qeveri teknike do të kishte mbështetjen e plotë politike për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese konsensuale të 22 korrikut.
Ndërsa në takimin me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU-CSU, Friedrih, u bisedua për gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe daljen jashtë kontrollit të drogës e trafikut të saj, sipas dhe raporteve të fundit të Europol dhe Departamentit amerikan të Shtetit.
Në këto rrethana, kur qeveria është bërë palë me krimin, zgjedhjet janë të rrezikuara, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0045549869537354