INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha u shtrin dorën kritikëve: Zgjodha të mos i përgjigjem inatit dhe sulmeve personale

Basha u shtrin dorën kritikëve: Zgjodha të mos i përgjigjem inatit dhe sulmeve personale

Publikuar më: 11:12 29-04-2018

Lideri i demokratëve Lulzim Basha pohon se është përballur me akuza e sulme personale gjatë muajve të fundit, por gjithashtu shprehet se ka mësuar nga gabimet. Këtë mënyrë duket se ka zgjedhur Basha për tiu përgjigjur të gjithë kritikëve, duke u shprehur se lufta e tij nuk është për karrige e se inatit nuk i përgjigjet me luftë ndërsa shtrin dorën e bashkëpunimit për demokratët kundërshtarë.
Lulzim Basha
Përvoja është një mësuese e dashur, thoshte Benxhamin Frenklin. Unë kam besimin se së bashku me ju, duke mësuar nga gabimet, do ta fuqizojmë partinë tonë dhe ta bëjmë atë fituese. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët në këto kohë të vështira për vendin. Por gjatë muajve të fundit ka patur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrigia e kryetarit.” Unë sot dua serish nga ky kuvend te madh dua ti shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne për ti kthyer këtij vendi shpresen dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do te mbetet e shtrire jo për pazare, as për të bërë fotografi por qe se bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit, i bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sa sa për të gërmuar hendeqe. Politika është më e rrezikshme se lufta, thoshte Çurçill, sepse në luftë vritesh vetëm njëherë” por kjo s’më ka trembur as stepur, sepse kurrë nuk e kam parë dhe as nuk do ta shoh politiken dhe as detyrën e kryetarit si një karrige privilegji. Unë i kam hyre politikës, dhe jam sot këtu para jush, me vullnetin dhe dëshirën e madhe për ti shërbyer vendit dhe njerëzve - dhe i lutem Zotit te me udhëheqë në rrugën e drejtë, për të bërë me të mirën për vendin dhe popullin tim dhe për partinë tonë, Partinë Demokratike te Shqipërisë. Sikundër e di se të gjithë ne jemi me këtu së bashku në këtë parti sepse besojmë tek aspirata jonë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa! Ne vijmë këtu me vetëdijen krenare se Partia Demokratike ka vulën e saj në arritjet më të mëdha të këtij vendi,nga anëtarësimi ne NATO, heqja e vizave dhe lëvizja e lirë, tek ndërtimi i infrastrukturës dhe zhvillimi ekonomik. Por jemi po kështu këtu më të ndërgjegjshëm se kurrë për barrën e rëndë që e sotmja dhe e nesërmja ka ngarkuar mbi shpatullat tona.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322