Lulzim Basha ishte i pari lider politik në Shqipëri, i cili uroj publikisht zgjedhjen e Donald Trump si President i SHBA. Në një komunikim për mediat Basha tha se zgjedhja e popullit amerikan duhet të jetë frymëzim për të gjithë popujt e botës. Basha e cilësoj zgjedhjen e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë si një proces të mahnitshëm demokracie.
Lulzim Basha:
“Kam besim që do të frymëszojë dhe shqiptarët për një bashkim tek vota e lirë, e cila nuk do të mposhtet nga asnjë aleancë. Shpreh vlerësimin tim për këtë proces të mahnitshëm demokracie. Në fund të fundit ky është vendim i popullit amerikan dhe duhet të përshëndet. Urimet më të mira për Presidenti e SHBA. Jo vetëm do ti forcojë por jam i bindur se do të ndihmojë Shqipërinë të rigjejë rrugën e humbur të demokracisë ku qytetarët përmes votës së lirë do të vendosin të ndahen nga e keqja”.