INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëshorti e divorcon vetëm pse lindi vajzë, historia që solli UNFPA për 11 Korrikun [VIDEO]

Bashkëshorti e divorcon vetëm pse lindi vajzë, historia që solli UNFPA për 11 Korrikun [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 11-07-2017

Kjo grua ka treguar në ditën botërore të popullsisë historinë e saj, të një martese të hershme që përfundoi me divorc. UNFPA ja ka kushtuar ketë ditë temës se planifikimit familjar.

"U ndava nga bashkëshorti vetëm se linda vajzë, të cilës nuk i jep as atësinë" shprehet ajo.

Për këtë qellim u zhvillua një konferencë në formën e bashkëbisedimit për ndarjen e informacioneve mbi martesat e hershme në Shqipëri.

Në një studim të bërë nga Observatori për të drejtat e fëmijëve, rezulton se vetëm në Korçë dhe Pogradec brenda 5 viteve të fundit janë bërë rreth 34 kërkesa për martesa nën moshë ku 29 prej tyre janë pranuar.

11 korriku e njohur si dita e popullsisë u konceptua ndryshe nga organizata "Together for life", e cila çeli një ekspozitë duke paraqitur jo vetëm bukuritë e zonave rurale të vendit tonë, por edhe pasojat e mbipopullimit te disa zonave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836