INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës ka një tjetër lajmërim të rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë me abone

Bashkia e Tiranës ka një tjetër lajmërim të rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë me abone

Publikuar më: 17:17 29-05-2017

Ditën e djeshme, Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj shpërndarjes së aboneve në kryeqytet për muajin qershor 2017. Në një njoftim për mediat, Bashkia e Tiranës bëri apel që të shmanget informaliteti dhe keqmenaxhimi si dhe theksoi se abonetë duhet të jenë vetëm me një karton shoqërues.

Mirëpo në një njoftim tjetër ditën e sotme, Bashkia e Tiranës sqaron qytetarët se do të njihen të gjitha abonetë për autobusët e transportit urban. Përmes një deklarate për mediat, Drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, deklaroi se do të njihen të gjitha abonetë, të pajisura  ose jo me pullë si element shtesë sigurie.

 “Bashkia e Tiranës  në vijim edhe të njoftimit të mëparshëm lidhur me elementet e sigurisë të kartelave të pajtimit të abonentëve, njofton të gjithë qytetarët se formati i aprovuar përmban kartonin shoqërues si edhe abonenë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Njoftojmë gjithashtu se edhe abonetë, të cilat kanë pullën si element shtesë sigurie, janë abone të vlefshme dhe që njihen në të gjitha linjat e transportit publik qytetas, siç janë edhe të përshkruara në pjesën e prapme të kartonit shoqërues”, deklaroi Punavija.

Drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor theksoi se Bashkia e Tiranës ka marrë masat që nga të gjitha linjat e transportit publik të hiqen njoftimet të cilat sollën dhe çorientimin e qytetarëve që duan të pajisen me kartela të pajtimit të aboneve.

“Bashkia e Tiranës po monitoron në vijimësi situatën dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen normalisht me kartelën e pajtimit mujor”, përfundoi Punavija.

Article Logic
Execution time: 0.0025241374969482