INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkitë ku pjesëmarrja u falsifikua nga 5% deri në 41%

Bashkitë ku pjesëmarrja u falsifikua nga 5% deri në 41%

Publikuar më: 15:21 05-07-2019

Sekretari për Çështje Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka publikuar shifrat që, sipas tij, tregojnë manipulimin e pjesëmarrjes në votimet e 30 qershorit. Sipas PD-së, falsfkimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe mbi 40 përqind. Rritja më e madhe sipas shifrave që sjell PD është Bashkia e Finiqit, ku fitoi aleati i PS nga partia MEGA.

Tabela sipas PD

Bashkia Finiq ka një rritje të numrit të votave krahasuar me numrin e votuesve me 41%
Ura Vajgurore me 35 %
Berati me 27 %
Vau i Dejës dhe Maliqi me 21 %
Durrësi me 18 %
Bulqiza me 17 %
Dropulli me 13 %
Malësia e Madhe, Korça dhe Kruja me rreth 12 %
Bashkia e Kukësit dhe Gramshit me 10 %
Divjaka e ka manipulimin mbi manipulimin gati 9 %
Bashkia Lushnje me 8.5 %
Bashkia Shkodër me gati 7 %, ndërsa bashkitë Sarandë, Rrogozhinë, Vlorë, Fier dhe Belsh me nga 6 dhe 5 përqind.
Pra, janë mbi 20 bashki, me mbi 5 përqind të fallsifikimit mbi manipulimin e së dielës nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057