Nga Kamza teksa shpërndante teserat e anëtarësimeve të reja në PS, kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish çështjes së lojërave te fatit.
Kreu i qeverisë theksoi se do të bllokohen edhe të gjitha bastet “online” të kompanive të huaja.
“Opozita thotë se vëllai im do të mbajë bastet, por e vërteta është që do të mbyllen që të gjitha dhe po bëjmë përgatitje për të bllokuar edhe bastet “online” që janë jashtë shtetit. Janë miliona që i merr lumi. Do të shikojmë se si do të realizohet kjo gjë”, tha kreu i ezkekutivit.
Rama ironizoi opozitën duke shtuar se me shumë gjasë do t’i bashkohej një proteste të atyre që qeveria do t’iu mbyllë lotot.
“Sot më thanë që do të organizojnë dhe protestë. Kanë thënë këta të basteve se do të organizojnë protestë, por nuk janë këta që e bëjnë protestën, janë ata që e financojnë. Për fat të keq këta i mbështet dhe opozita. Por një gjë e mirë është pasi këtë herë nuk është përmendur Taulanti”, u shpreh Rama.