INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bateria më e madhe në botë. Instalohet në Australi dhe do zgjidhë krizën energjitike [VIDEO]

Publikuar më: 14:13 07-07-2017

Australia e Jugut do të instalojë baterinë më të madhe të litiumit në botë.  Bateria që do të mbrojë vendin nga një  krizë e madhe energjie do të prodhohet falë në një marrëveshje "historike" me firmën elektrike të makinave Tesla dhe kompaninë energjitike Neoen. Shefi i Tesla Elon Musk konfirmoi marrëveshjen dhe premtoi se do ta ndërtojnë atë brenda 100 ditëve, ose në të kundërt do ta bëjë atë falas. Bateria prej 100 megavat (129 megavat orë) duhet të jetë gati këtë vit. Pas realizimit të kësaj bateria Musk thotë se bateria e ardhshme më e madhe në botë do të jetë  30 megavat. Bateri e ndërtuar nga Tesla, e lidhur me një fermë ere të Neoen, do të funksionojë gjatë gjithë kohës dhe do të jetë në gjendje të ofrojë energji shtesë gjatë emergjencave, tha qeveria australiane. Kryeministri i vendit tha se “ajo do të transformojë plotësisht mënyrën në të cilën ruhet energjia e rinovueshme dhe gjithashtu do stabilizojë rrjetin e Australisë Jugore, si dhe do të ulë presionet për çmimet në rënie të energjisë”.  Premtimi 100-ditor i Musk do të fillojë sapo të jetë nënshkruar marrëveshja e interkonjeksionit të rrjetit elektrik.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107