INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Batuta “e hidhur” e Fleckenstein. Mesazhi i papritur për protestën e opozitës [VIDEO]

Publikuar më: 16:16 21-02-2017

Gazetarët:
Çfarë mendoni per protesten?
Fleckenstein :
“Bukur…tenda”.
Kanë mjaftuar vetëm dy fjalë për raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, mbi protestën e Partisë Demokratike, menjëherë sapo mbërriti në vendin tonë, ku ka nisur një vizitë 3 ditore. Vizita e europarlamentarit Fleckenstein ka nisur me një takim me Ambasadoren e BE Romana Vllahutin, e pas takimit kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për opozitën.
Fleckenstein:
“Nuk negocioj me opozitën. Sa herë kam ardhur këtu kam biseduar me zotin Basha. Por nuk ka negociata”.
Gazetarët:
“Do ishte me mirë në Parlament apo jashtë?
Flackenstain:
“Patjetër në Parlament. Pjestarët e tij duhet ta bëjnë punën e tyre brenda Parlamentit, gjithka tjetër është shtesë”.
Gjatë vizitës 3 ditore në Tiranë Fleckenstein zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit, Kryeministrin Rama, Kryeparlamentarin Meta si dhe me ministren e integrimit Gjosha. Ndërkohë nëpërmjet një statusi në tëtter Fleckenstein u shpreh se axhenda në Shqipëri është e vështirë dhe se bisedimet janë serioze. Ndërsa gjatë një intervistë për DW eurodeputeti Fleckenstein veçoi si element kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë drejt familjes europiane zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0045762062072754