INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BBC – Shqipëria, vendi më i madh i prodhimit të kanabisit në Europë

BBC – Shqipëria, vendi më i madh i prodhimit të kanabisit në Europë

Publikuar më: 15:21 01-12-2016

Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë. Ky është përfundimi nga dokumentari i medias prestigjoze “BBC” që i ka kushtuar 30 minuta këtij fenomeni. Në investigimin e bërë nga gazetari huaj, jepen fakte për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Bima potente eshte cilësuar si “jeshilja e artë” për fermerët e një vendi të varfër. Për një vend si Shqipëria, kjo është industria e miliardave.

Dokumentari nis keshtu:

“Në një rrugë rurale, në një fshat në veri të Tiranes, egziston një shtëpi gjysëm e ndërtuar prej tulle. E veçuar dhe e abandonuar, sapo hyn në të, befasohesh nga aroma, e cila tregon se cfare funksioni ka ajo shtepi; prodhim kanabisi. Më shumë se gjysma e dyshemesë është e mbuluar me bimën e tharë. Në Shqipëri një kg e drogës së paligjshme shitet 100-200 €. Në Itali do shkojë 1500 euro. Shumica e kanabisit të prodhuar do dalë nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, Greqisë apo përtej Adriatikut në Itali. Kjo, pasi në Shqipëri nuk ka treg te mirëfilltë vendas”

Një burim thekson per gazetarin, se kjo industri ka nje vlerë 5 miliardë euro në vit, gati gjysma e GDP-së shqiptare. Kultivuesi ka mbledhur qindra kg nga çdo shtëpi e fshatit. Ai ka punësuar 15 njerëz për mbledhjen e gjithë procesin, madje ka punësuar edhe roje me armë.

“Unë i paguaj policisë 20%. Nese nuk paguaj shkoj në burg. Këtu ska punë, s’ka para, s’mund të rrisim asgjë tjetër. Këtë vit kam prodhur 350 kg, e di që nuk është gjë e mirë por skemi rrugëzgjidhje tjeter. Ekonomia e dobët po na detyron të kultivojmë kanabis”

Deklarohet se 2 milionë rrënjë kanabis janë asgjësuar dhe tani që sezoni tyre ka mbaruar, policia po konfiskon produktin që është gati për trafikim. Flitet se 30% e rënies së trafikur ka ardhur nga shkatërrimi në 2014-en i “mamuthit” Lazarat, një fshat jugor i njohur si kryeqyteti kanabisit për Europën. Megjithatë shifrat italiane për këtë çështje tregojnë rritje nga 2015 në 2016-en përsa i takon territorit të kultivimit. Burime të brendshme në Shqipëri tregojnë se shumë zona jane kthyer në kultivuese të kanabisit për herë të parë këtë vit. Reportazhi përfundon me një apel për të rinjtë që t’u kthejnë shpinën fushave me kanabis. Por, me kaq pak alternativa, kjo është një lutje që mund të bjerë në vesh të shurdhër.

Article Logic
Execution time: 0.0026760101318359