Në mënyrë të papritur deputeti opozitar, Flamur Noka ka befasuar të gjithë deputetët teksa ka shpërthyer në sallën e kuvendit duke thënë se sapo ka rënë një avion me hashash në Durrës.
“Rama thotë s’ka drogë, po ik shikoni në Durrës, para dy minutash, një tjetër mushkonjë me drogë ra sot’’, tha Noka.
Ky lajm ka lënë pa fjalë të gjithë deputetë, por kërshëria u zbeh menjëherë nga policia e cila reagoi duke thënë se s’ka asnjë njoftim për një ngjarje të tillë.
Po më pas policia e Durrësi ka lajmëruar se një avion italian ka ndaluar në Ishëm, prej një defekti, por në të nuk rezultojnë ngarkesa me lëndë narkotike siç pretendon deputeti Noka.
Foto e avionit italian