INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Belgjikë, 118 nxënës infektohen me bakterin e Salmonellës

Belgjikë, 118 nxënës infektohen me bakterin e Salmonellës

Publikuar më: 12:25 27-05-2018

Rreth 118 nxënës nga 37 shkolla në zonën flamane të Belgjikës, janë infektuar me bakterin e salmonellës. Agjencia Federale për Sigurinë e Ushqimit (AFSCA) thotë se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë për shpërndarjen e ushqimit. Ata konfirmuan se lazanja të cilën e kanë ngrënë fëmijët, ishin të infektuara me salmonellë. Kompania ka shpërndarë ushqime për fëmijët në 120 shkolla, prej të cilave 30 janë parashkollore. Pronari i kompanisë Herve Vervaeck deklaroi se kompania punon që nga viti 1974 dhe se për herë të parë përballen me një situatë të tillë. “Jemi të vetëdijshëm së ky është një rast i madh. Shpresoj se problemi do të zgjidhet në afatin më të shpejtë kohor. U kërkojmë ndjesë familjeve dhe fëmijëve”, deklaroi kompania. "Ne ende nuk kemi asnjë ide se nga ka ardhur ndotja", tha Vervaeck. Kryesisht njerëzit e infektuar me salmonellë kanë diarre, ethe dhe dhimbje stomak. Shenjat shfaqen 12 deri në 48 orë pas konsumimit të ushqimit të infektuar.

Article Logic
Execution time: 0.0028572082519531