Ben Blushi ka deklaruar se Edi Rama është sot kryeministër edhe për shkak të punës të bërë prej tij në Partinë Socialiste. Në emisionin “Studio e Hapur”, Blushi tha se Rama nuk ka kapacitetin për të vlerësuar punën e tij. Ai u shpreh gjithashtu se shkaku kryesor që u largua nga PS-ja ishte mohimi i të drejtës për të kandiduar në garë për zgjedhjet për kreun e PS-së.
Deputeti i shpalli “luftë” Ramës duke theksuar se ka dalë në opozitë për ta mundur atë.
“Edi Rama nuk ka kapacitetin për të vlerësuar punën time. Një nga punët që unë kam bërë në jetë është se Edi Rama është aty ku është. Unë kam dalë për ta munduar atë dhe të gjithë ata si janë si ai, sepse na ka lodhur për 18 vite. Nëse do të kisha një votë, sigurisht që do të ishte për të rrëzuar Qeverinë”, tha Blushi.