INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushi: Problemi nuk është PD, është qeveria

Ben Blushi: Problemi nuk është PD, është qeveria

Publikuar më: 20:44 01-05-2017

Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, bën një ftesë surprizë për votuesit e Partisë Demokratike, që në zgjedhjet e 18 qershorit të votojnë partinë e tij.

I ftuar te emisioni "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Blushi tha se ai ka bërë opozitë të vërtetë në Kuvend në krahasim me deputetët e opozitës, madje edhe më të fortë se vetë kryetari i PD, Lulzim Basha.

"Në kushtet kur PD s’do hynte në zgjedhje, unë do i ftoja të gjithë ata që PD nuk iu jep mundësi për të votuar, të votonin LIBRA-n. Ata mijëra demokratë të na votojnë ne. Ne jemi një opozitë reale.

Unë nuk u kam bërë asnjë dëm demokratëve, madje në këto 4 vite kam bërë opozitë në Kuvend më shumë se deputetët e tyre, më shumë se kryetari i tyre. Ata 500-600 mijë demokratë, që kanë votuar djathtas, do të mbeten pa votuar", u shpreh Blushi.

Megjithatë, apeli i tij për Lulzim Bashën është që të çojë PD dhe opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të ndryshojë qeveria, ose në të kundërt Rama merr 100 deputetë.

"Ne vendosëm të marrim pjesë në zgjedhje për të treguar se për këtë gjë jemi krijuar. LIBRA nuk është OJF, por parti politike. Unë shpresoj që Lulzim Basha të hyjë në zgjedhje, se kjo do të ishte në favor të tij, por edhe në favor të vendit.

A ka mbyllur PD ciklin?

Unë s’dua ta besoj se PD ka mbyllur ciklin, por nuk po reformohet dot, s’ka ide. Do të doja të ishte në garë. Problemi sot nuk është PD-ja, por qeveria. Problemi real është të ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë dhe këtë e ndryshojmë duke hyrë të gjithë në zgjedhje. Ikja nga zgjedhjet do t’i jepte kësaj qeverie 100 mandate në Kuvend", tha Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605