INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushit zbulon planin e Edi Ramës për Ilir Metën. A do e fusë ai në burg?!

Ben Blushit zbulon planin e Edi Ramës për Ilir Metën. A do e fusë ai në burg?!

Publikuar më: 14:35 08-09-2016

Në seancën plenare të së enjtes deputeti Ben Blushi i ka bërë një analizë të thjeshtë 1 mijë ditëve të qeverisjes nga Rilindja, siç e quan ai qeverinë e majtë të Edi Ramës. Kritiku i thellë i Edi Ramës, Ben Blushi duke e ndarë ditët e punës së Kryeministrit foli për fokusin më të madh të tij, burgun. Në këtë pikë Ben Blushi ka zbuluar pretimin e shefit të qeverisë që i ka dhënë aleatit të tij në qeveri Ilir Meta.
Ben Blushi:
“Janë 1000 ditë në pushtet. E dini si ndahen ato? Jua them unë:
•    100 ditë selfi,
•    200 ditë në avion
•    300 ditë në stadium
•    400 ditë në burg.
Këtë të fundit jua shpegoj se do ju mërzisë. Edi Rama u mor shumë me burgun. Futi në burg ata që nuk paguanin faturën e energjisë dhe vuri një tullë. Një nga premtimet që mbajti është ky: Çoi shumë njerëz nëpër burgje. Por nxorri dhe shumë njerëz nga burg: shokë.
Edi Rama nuk bëri vetëm kaq kur u mor me këtë punën e burxheve për 400 ditë. Bëri më shumë. Me bindjen se burgu shërben për të nxitur reformat, gjatë këtyre 400 ditë punë e përditshme në shërbim të shërbimit të burgjeve ai ka arritur të bindë edhe një njeri se nuk do ta fusë asnjëherë në burg: ky është Ilir Meta. Dhe kam përshtypjen se këtë premtim Edi Rama do ta mbajë me korrektesë. Deri ditën kur Rilindja të hyjë në zgjedhje. Megjithatë ky nuk është më problemi im.

Article Logic
Execution time: 0.0041961669921875