INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Bëni fëmijë si lepujt'/ Sloganet më joshëse të disa vendeve për ti nxitur çiftet të bëjnë fëmijë [VIDEO]

'Bëni fëmijë si lepujt'/ Sloganet më joshëse të disa vendeve për ti nxitur çiftet të bëjnë fëmijë [VIDEO]

Publikuar më: 12:56 26-09-2018

Nuk është vetëm Shqipëria që po pëson tkurrje të popullsisë, por edhe vende të tjerë në Europë e më gjerë. Janë faktorë të ndryshëm që kanë ndikuar në zvogëlimin e lindjeve dhe duke parë këtë tendencë, disa vende kanë gjetur slogane të ndryshme nxitëse për lindjen e sa më shumë fëmijëve. E nga ana tjetër, autoritetet qeveritare të këtyre vendeve kanë ndërmarrë politika ekonomike e financiare për të ndihmuar familjet me shumë fëmijë dhe nxitur çiftet e reja për të bërë sa më tepër fëmijë. Kështu, në Poloni, një nga vendet evropiane me numrin më të vogël të lindjeve, qeveria është përpjekur të gjejë një slogan intrigues. Ndrësa vendi fqinj Maqedonia ka zgjedhur një slogan për të nxitur lindjen e sa më shumë fëmijëve në vend duke premtuar mbështetjen e shtetit. Ndrërsa autoritetet italiane kanë publikuar një dy reklama që u kujtojnë banorëve se koha mund të mbarojë dhe se fëmijët nuk vijnë nga askund. Por nuk mungojnë edhe sloganet patriotike si Danimarka. Ndërsa për Singaporin, edhe ky një tjetër vend me nivel më të ulët të lindshmërisë në botë organizohet “Nata Kombëtare’’nga qeveria që prej 2012 ku çiftet nxiten “të shpërthejnë patriotizmin e tyre”.

Poloni /         “Dëshironi të bëheni prindër? Bëni fëmijë si lepujt”
Maqedoni/    “Lindni sa më shumë fëmijë, paguan qeveria”
Danimarka/ “Nëse nuk do të kesh fëmijë për familjen tënde, bëje për Danimarkën”
Italia /         “Bëhu energjik! Mos prisni për lejlekun”
                  “Bukuria nuk njeh moshë, lind pjellori”


Në kushtet kur vendi po tkurret nga viti në vit edhe autoritetet shqiptare duhet të gjejnë një slogan, sikurse shumë vende, për të nxitur çiftet bashkëshortore të bëjnë fëmijë. Për këtë vit ajo çka publikoi INSTAT ishte: Shqipëria po zvogëlohet! Sipas INSTAT, numri i lindjeve në Shqipëri vazhdon të ulet. Gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë pasqyroi një rënie me 69,9 %, në krahasim me tremujorin e dytë të 2017. E përkthyer me lëvizjen demografike kjo shifër është aq e ulët sa tkurrja është 0.2 për qind, ose afro 15 mijë banorë në vitin 2017. Kjo shifër në rënie madje është konsideruar madje edhe më e ulta prej periudhës së Mbretit Zog.

Statistika:
-Më 1 janar 2018, Shqipëria numëronte 2 milionë e 870 mijë 324 banorë
-Gjirokastra, Dibra, Berati, Kukësi, Korça, Lezha, Fieri, Elbasani dhe Shkodra janë qarqet me ulje të ndjeshme të popullatës
-Vlora, Durrësi dhe Tirana pësuan rritje të popullsisë për vitin 2017
-Gjatë vitit 2017 janë regjistruar 30 mijë e 869 lindje të reja
-Gjatë vitit 2017, afro 40 shqiptarë emigruan, ndërsa mbi 25 mijë u regjistruan si imigrantë
-Raporti lindje-vdekje, për vitin 2017 ishte 8637 banorë, duke pësuar rënie me 16.5%
-Për gjithë vitin 2016, në Shqipëri u lindën vetëm 31 mijë e 700 fëmijë
-Numri i banorëve nën 14 vjeç ka pësuar rënie me 0.7%, duke zbritur nga 26.7% që ishte në vitin 2016
-Numri i pensionistëve apo i banorëve mbi 65 vjeç, është rritur me 0.5%

Tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë e paralajmëroi edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara në raportin e këtij viti. Sipas OKB-së, brenda një shekulli, popullsia e vendit tonë do të shkojë nën 1 milion banorë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113