Qindra automjete kanë krijuar radhë të gjata në autostradën Tiranë-Durrës, duke bllokuar hyrjen për në kryeqytet. Në autostradë mësohet se radhët janë kilometrike dhe automjetet kanë mbetur të bllokuara në vend. Të gjitha automjetet e ardhura nga Durrësi për në kryeqytet pasditen janë përballur me trafikun e rënduar në hyrje të kryeqytetit, ndërsa kanë mbetur për një kohë të gjatë në të.
Në një video të filmuar pranë mbikalimit të Kamzës duket qartë trafiku tejet i rënduar, ndërsa në drejtimin Tiranë-Durrës gjithçka është në normalitet.