Avioni i zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden është nisur sot me vonesë nga Shtetet e Bashkuara për në Serbi, për shkak të motit të keq. Mirëpo, mediat serbe shkruajnë zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç po e pret atë në aeroportin Nikola Tesla në Beograd
Takimin e parë Biden do ta ketë me zëvendëskryeministrin Ivica Daçiç. Sipas B92, Joe Biden udhëton bashkë me bashkeshorten e tij Jill Biden, ndërsa mund të mbërrijnë në aeroportin Nikola Tesla në orën 12 e 30 minuta.
Pas Serbisë, Biden do të udhëtoje në mbrëmje drejt Kosovës.