INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beqaj përballë peticionit të qytetarëve

Beqaj përballë peticionit të qytetarëve

Publikuar më: 13:33 19-03-2016

Vdekja e vogëlushit Kristi Maze i trishtoi të gjithë. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e trombozës në mëlçi, Kristi për fat të keq e humbi këtë betejë me jetën. 10-vjeçari ishte shtruar në spital prej 2 muajsh me shpresën për të kryer transplantin e mëlçisë, por qeveria shqiptare u kujtua shumë vonë. Për këtë arsye, qytetarët janë mbledhur të gjithë për të frimosur peticionin online për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.  

Edhe pse rasti Kristit u bë i njohur edhe në rrjetet sociale dhe kjo ishte një mundësi dhe një shpresë më shumë për Kristin që t’ia dilte mbanë dhe edhe pas ndihmës nga ana e qytetarëve për vogëlushin të cilët arritën të mblidhnin shumën e nevojshme për opreracionin, qeveria shqiptare doli me vendimin për mbulimin e shpenzimeve.  Sipas vendimit të qeverisë që u publikua në fletoren zyrtare, shuma e mbulimit të shpenzimeve është mbi 16 milionë që do të kalojnë në llogarinë e spitalit “Papa Giovanni XXIII”, në Bergamo, Itali. Ky vendim i qeverisë nuk kishte më kuptim sepse familja Maze e kishte mbledhur shumën prej 165 mijë eurosh.

“Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT në neglizhencën totale të qeverisë ku deklaroi se rasti i tij nuk ishte urgjent dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të transferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtojë sëmundjes së rëndë.  Vonesa prej një viti pati pasoja. Kristi dhe familja  e tij vuajtën shumë. Reago sot për një ndryshim rrënjësor për shëndetin tënd. Ne meritojmë me taksat tona, kujdesin për shëndetin dhe jo tenderat klienteliste”, shkruhet në peticionin që ka nisur online me qëllim dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ky peticion i drejtohet për reagim edhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Kryemionistrit dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656