INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beqaj, viziton fëmijët me aftësi ndryshe:Të promovojmë solidaritetin social

Beqaj, viziton fëmijët me aftësi ndryshe:Të promovojmë solidaritetin social

Publikuar më: 17:57 28-12-2016

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka zgjedhur të vizitojë këtë fundvit fëmijët me aftësi ndryshe, të Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në qytetin e Durrësit. Beqaj deklaroi për mediat se s “kjo vizitë, në fakt, është pjesë e vëmendjes që qeveria ka për këto institucione”.
“Festat duan edhe dashuri!” “ dhe në fakt, ajo çfarë bëhet këtu, është mishërimi i ngjizjes së solidaritetit social që ne kemi arritur të ngremë, por edhe që duhet të promovojmë”-deklaroi Beqaj.
Ministri Beqaj i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, ndoqi aktivitetin e organizuar prej tyre me rastin e festave të fundvitit.
Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi se “bashkia që ai drejton e ka pritoritet ndihmën dhe mbështetjen për të gjithë njerëzit në nevojë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775