INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha akuza Ramës: Po kërcënon lirinë e zgjedhjeve në Universitete

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon lirinë e zgjedhjeve në Universitete

Publikuar më: 15:38 16-04-2016
Gjatë një takimi me gazetarët Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërcënon lirinë e zgjedhjeve në Universitete. Ai tha se pak ditë më parë 3 makina të blinduara kanë ndaluar rektorin Dhori Kule si dhe e kanë kërcënuar atë. Ndërsa shtoi se banda e Emiliano Shullazit i ka kërkuar kandidatit për rektor Mynyr Koni që të tërhiqet nga gara në të kundërt do ti rrëmbente djalin.
 
Ai ka paralajmëruar kryeministrin Rama se nëse preket ndonjë nga akademikët shqiptarë ose familjarët e tyre do të marrë në mënyrë proporcionale të njëjtën gjë.
Ai gjithashtu i ka bërë apel Akademikut Mynyr Koni që të mos tërhiqet nga gara, pasi tërheqja do të thotë të ulesh para krimit.
 
Article Logic
Execution time: 0.0018458366394043