INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha - Balla tek Komisioni Hetimor i CEZ, fyerje të ndërsjellta

Berisha - Balla tek Komisioni Hetimor i CEZ, fyerje të ndërsjellta

Publikuar më: 16:15 12-12-2016

Ish kryeministri, Sali Berisha është paraqitur sërishtë në Komisionin hetimor të CEZ, por është përplasur keq me Kryetarin e këtij komisioni, Taulant Balla i cili më herët ka kërkuar të shkojë policia ta marrë e ta sjellë në senacën e kuvendit. Gjithësesi Berisha është paraqitur vullnetarisht në komision dhe i ka thënë Ballës se ai nuk mund ti betohet këtij të fundi për ato që duhet të deklarojë.

Kjo është hera e dytë që Sali Berisha ka marrë pjesë në këtë Komision, por nuk ka pranuar të dëshmojë pa dhënë dorëheqjen më parë, kryetari i komisionit, pasi siaps PD ai është në konflikt interesi për shkak të dënimit nga gjykata për shpifje. Madje më tej ai theksoi se me këtë proçes po kërkohet të shpëtohet kryeministri Edi Rama për paratë që i fali CEZ-it. Ndërkohë, Balla ka akuzuar Berishën se i ka shkaktuar shtetit dëm miliona euro me privatizmin e OSSH.

Po në vijim të komisionit Berisha çdo pyetjeje të drejtuar nga Balla i dha një përgjigje të vetme: Je shpifës!

Gjatë mbledhjes së komsionit ka folur dhe ish ministri i Finacave, Ridvan Bode, i cili i doli në krah Berishës ku i tha Ballës se po bëni pyetje të kundraligjshme.
Bode tha: “E pyesni dëshmitarin për humbje apo për shkelje. Ligji për privatizimin thotë: Vlerën e humbjeve në rrjet duhet ta përcaktojë një audit ndërkombëtar i pranuar nga të dyja palët. Ju pyesni në mënyrë të jashtëligjshme. Janë me paramendim dhe sikretitueze, tërësisht politike për të çuar debatin aty ku doni ju. Ti kërkon të shpëtosh krye hajdutin Rama nga vjedhja 634 milionë euro. Por sa shpëtove ti nga shpifja aq do shpëtojë ai pa u kalbur në burg, për gjobën që i ka vënë çdo qytetari shqiptar të paktën 3 mijë euro.”

Article Logic
Execution time: 0.0018861293792725