INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha dhe Basha urojnë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes [FOTO]

Berisha dhe Basha urojnë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes [FOTO]

Publikuar më: 23:45 24-12-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në faqen e tij të Facebook ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

“Gëzuar miq, Nje urim te perzemert per te gjithe besimtaret e krishter ne kete nate te shenjte, naten qe lindi Hyji, burri i pavdekshem, Krishti Mbret! Gezuar!! Sb,” shkruan Berisha në Facebook.

Edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje. Me anë të nje postimi në Facebook, Basha uron besimtarët në këtë natë të veçantë.

Ja postimi i Bashës:
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shërbëtorëve të Zotit në kishat, katedralet, dhe manastiret e dioqezave shqiptare, në vendlindje dhe diasporë, Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Article Logic
Execution time: 0.0033638477325439