INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha paralajmëron ‘’shuarjen’’ e opozitës dhe jo vetëm....

Berisha paralajmëron ‘’shuarjen’’ e opozitës dhe jo vetëm....

Publikuar më: 20:18 06-05-2019

Në 30 qershor, ose do të shembet sistemi ose opozita do të shkojë drejt shuarjes finale.'

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme, ndërsa u pyet në emision se çfarë do të ndodhë në 30 qershor, datën zyrtare për zgjedhjet lokale.

Marrëveshje të dytë me Ramën nuk do të ketë njëri që të bëj tha Berisha në studion e '360 gradë' duke mbyllur çdo shpresë nga opozita për marrëveshje si ajo e 17 majit të 2017.

'Marrëveshje të dytë me Edi Ramën nuk do të ketë njeri të bëj. Në 30 qershor do të ketë përplasje të fuqishme. Ose do shemb këtë sistem ose opozita do të shkojë drejt një shuarje finale. Kam parasysh përballjen e popullit me narkoshtetin. 30 qershori më duket një datë e largët për ekzistencën e Ramës si kryeministër. Rrëzimi i tij duhet të vijë një ditë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor' - tha Sali Berisha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393