INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: “Qeveria e Norieges si lukuni e tepsisë, bijë e krimit. Rikthimi i plotë i xhelatëve të sistemit diktatorial”

Berisha: “Qeveria e Norieges si lukuni e tepsisë, bijë e krimit. Rikthimi i plotë i xhelatëve të sistemit diktatorial”

Publikuar më: 16:23 27-08-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas prezantimit që Edi Rama i bëri kabinetit të ri qeveritar. Lideri historik i Partisë Demokratike, ka nxjerrë vrer kundër figurave të emëruara në pozicionet ministrore. Ndërsa nuk e ka lënë me kaq, pas statusit të parë të publikuar në Facebook ku fliste për lukuninë e tepsisë dhe bijtë e krimit, ka publikuar një të dytë ku nuk kursen akuzat ndaj kryetarit të Ri të Parlamentit Gramoz Ruçi për të cilin thotë se është zvëndëstimonieri, që rikthen sistemin e xhelatëve të diktaturës komuniste.
Statusi i parë i Sali Berishës
Te dashur miq, Noriega sot njoftoi shqiptaret per emrat e qeveri-tepsise se tij, ne te cilen spikasin boset kryesore te korrupsionit dhe vjedhjeve te qeverise se mepareshme si: Damjan Gjiknuri, mbi te cilin rendojne akuzat e vjedhjes dhe shperdorimit, se bashku me Ramen ne aferen e ÇEZ, e te pakten te 630 milione euro dhe dhjetra afera te tjera. Mister Zho-Zho shperblehet per humbjen e Kavajes sepse ndane me Ramen, Olsin dhe familjaret e tjere fitime perrallore te lojerave te fatit, ne tatime, dogana dhe ne sistemin bankar. Fatmir Xhafa, kryekumbar i klanit me te fuqishem te trafikut te droges, me kumbar vllaçko Agron Xhafen, te denuar tani se fundi me 20 vite burg nga gjykata e larte e Italise. Keshtu Noriega garantoi konsolidimin e narko-shtetit te tij! Ditezi Bushati, perfaqesuesi me besnik i diplomacise se bllokmeneve hoxhist, i damkosur nga mediat nderkombetare si i vetmi minister i jashtem qe ne viziten e tij zyrtare ka shkuar ne shtepi publike djemsh ne Brazil. Ai ka ngritur ne ministri nepotizmin e shkalles me te larte! Ditziun, Rama nuk e heq dot. Niko Peleshin, ministrin e Kanabisit dhe plantacioneve te droges ne Shqiperine juglindore, Puke dhe gjetke! Ndrikull Xhaçka, famoze per lidhjet e saj me boten e krimit dhe shperdorimet e medha me ndihmat me te varferit dhe vile nga parate e piramidave! Ndrikull Manasterliu, famoze per vjedhjet, konçesionet dhe korrupsionin masiv se bashku me Beqen ne sistemin e shendetesise. Ndrikull Nikolla, te ciles parate e vjedhura ne tendera dhe ryshfetet e universiteteve private i behen vile luksoze ne Lunder etj etj. Ndrikull Kumbaro, qe u be deputete per te çuar ne vend amanetin e gjyshit por qe parate e ministrise i ndane me vllaçko Kumbaron! Deshmitar i tepsi-qeverise, Ish kryeministri Majko! Te dashur miq, siç e shihni kjo eshte qeveri-tepsia, bije e vjedhjes, krimit, trafiqeve dhe bllokut hoxhist. Ky eshte kabineti me i inkriminuar dhe me i korruptuar qe eshte instaluar ndonjeherr qe nga koha e diktatures gjer ne ditet e sotme!

Statusi i dytë i Berishës
Me emerimin e Ruçit ne krye te parlamentit, neo-bllokmeni Edi Rama mbron trashegimine e tij mizore familjare! Te dashur miq, timonieri zgjodhi sot si zevendes timonier, ish ministrin e sigurimit te shtetit te diktatues hoxhiste, Gramoz Ruçin. Duke emeruar Gramoz Ruçin ne krye te legjislativit shqiptar, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama fyen e poshteron qindra mijra viktima qe perjetuan kalvarin e persekutimit, dhunes, torturave mizore, burgosjes, internimit, ejzekutimit, zhdukjes gjate diktatures te eterve mizor te tij. Me kete akt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama legalizon rikthimin e plote te xhelateve te sistemit diktatorial dhe deshmon se ai eshte krenar me te shkuaren e eterve te tij. Duke emeruar ne krye te parlamentit te vendit Gramoz Ruçin, ish ministrin e policise sekrete te diktatures hoxhiste, ne nje rast unik pas renies se perdes se hekurt ne Europen ishkomuniste, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama u thote qindra mijra viktimave te sigurimit terrorist te shtetit se ju keni merituar plotesisht barbarite, masakrat, toruturat, persekutimin, genocidin qe ky institucion kriminal i diktatures hoxhiste ushtroi per 46 vjet me rradhe ndaj tyre. Duke vendosur ne krye te parlamentit Ish ministrin e sigurimit te shtetit, neobllokmeni Edvin Kristaq Rama i ka mbrojtur trashegimine e tij te zeze familjare. Ai i thote familjes se te ndjerit Havzi Nela, se i ati i tij Kristaqi ka vepruar drejte qe ka firmosur varjen publike te Havziut dhe ejzekutimin e shume te tjereve. Me kete akt te pashembullt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama iu shpall publikisht lufte qindra mijra viktimave te diktatures hoxhiste dhe mbare shqiptareve, qe me revolucionin e tyre demokratik paqesor te viteve 90, permbysen ne Shqiperi diktaturen e eterve te tij barbare. Ju bej thirrje shqiptareve te behen gati per ti dhene sa me pare pergjigjen e merituar Edvin Kristaq Rames per kete akt poshterues ndaj tyre!

Article Logic
Execution time: 0.0044009685516357