INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Berisha: Emri i ri i Ramës, “Xhemal”. Rama i kujton baxhanakun...[VIDEO]

Publikuar më: 11:34 06-10-2016

Berisha nxehet keq dhe thyen etikën pas akuzave dhe ironisë së Ramës. Rama i tha: E mban mend kuntatin. Apo ende s’e njeh, shih filmin, War Dogs.

“Sot mund të filloja fjalën time duke iu drejtuar Edvin Kristaq Ramës, kazan, Zoti Kazan nuk shkon me fjalët legen, apo Z.Legen nuk shkon. Këtë duhet ta quajmë shoku Xhemal. Ka qënë një komedi që shkëlqente Zef Deda që paraqiste një personazh që thuhej kunati i shokut Xhemal. Ka qënë një ministër atëherë me emrin Xhemal. Këtë vit Strasburgu i ktheu kunetërit se ata ishin tre kunetër, një i shokut Xhemal, një i shoqes Xhemile, tjetri ishte ajo mbi tortë. E kunati i shoqes Xhemile ishte ekspert i Reformës në Drejtësi. E kunati i shokut Xhemal ishte i përgatitur pë poste drejtuese. Mos i thoni Ramës më kazan po shoku Xhemal. Ai gënjen si derri. Është një injorat që di vetëm viza të bëjë. Është një copë injorant. Mësojeni këtë injorant se ju turpëron.(i drejtohet Pandeli Majkos) Rama ka tmerr nga çdo ligj ndaj do ligje që nuk i lejon Kushtetuta. Ky i verbër i fikur deri në palcë si një hajdut do të shkelë parime e Kushtetutës. Do ju gëlltisë ju sistemi i drejtësisë. Do thoni kazan Edi Rama e me rradhë. Ai do të shpëtojë Surelin, vilat ndërtime, e tje. "Don Vito" thotë që s'kam djeni kur kërcënojnë Prokurorin. I çove Shullazin Kryeprokurorit. Dritan Dajtin apo Aldo Baren.”

Berisha foli dhe për drogën e tha se 100 ton kanabis po ruhen në një magazinë në midis Fushë -Krujës dhe Tapizës. Për këtë arsye ai tha se qeveria nuk ka pse të mbajë trëndafila në tryezë, po kanabis.
“Jo trëndafila, po kanabis! Këta (për ministrat) duhet të kenë këtu një tufë kanabis. Duhet të vijë edhe zonja kanabiste. Sillini ku janë dhe t’ua vëmë këtu, se ato flasin vetë më shumë se ne për drogën.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539