INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë e veçantë. Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Ditë e veçantë. Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Publikuar më: 08:20 15-06-2018
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Në orën 6:00 të mëngjesit, besimtarët  kanë kryer ritin e faljes së namazit  në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë. Pas një muaj agjerimi dhe adhurimi ndaj Allahut, besimtarët kremtojnë festën më të rëndësishme në kalendarin islam. Arsyeja përse besimtarët iu rikthyen sërish faljes së namazit në Bulevard, është për shkak se hapësira në sheshin ‘Skëndërbej’ po shfryëzohet për arenën që po ngrihet me ekranë të mëdhenj për kampionatin botëror të futbollit. Besimtarët myslimanë kanë mbyllur dje në 14 qershor muajin e Ramazanit ku kanë agjëruar për 30 ditë. Ndërkohë, Fitër Bajrami është festuar në të gjithë vendin. Që në mëngjes, qindra besimtarë i janë drejtuar xhamive të qyteteve kryesore ku kanë kryer faljen e Namazit të Fitër Bajramit. Ndërkohë, në këtë ditë vijnë mjaft urime nga krerët më të lartë të shtetit dhe forcave politike. Festa e Fiter Bajramit shënon përfundimin e muajit te sakrificës, Ramazanit, ku sipas riteteve fetare, myslimanët para ditës së festës, ndihmojnë me ushqime të varfërit në mënyre që ta kremtojnë bashkë këtë ditë. Ndërsa pas faljes së Bajramit, myslimanët vijojnë me urime dhe vizita tek njeri-tjetri dhe drekën karakteristike të festës. Edhe IN NEWS i uron të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin!
 
 
 
 falja_bulevard_-_Copy.jpg
Article Logic
Execution time: 0.003593921661377