I ashtuquajturi Shteti Islamik ISIS ka publikuar kërcënimin e radhës dhe objekte të tij tashmë janë presidenti Trump dhe kryeministri izraelit Netanyahu.
‘Betohemi se do ju presim kokën dhe do shpërndajmë gjakun tuaj’ kështu thuhet në mesazhin e radhës të ISIS .
Në foto shfaqen dy liderët të gjunjëzuar, të veshur si të burgosur. Ata janë pak para ekzekutimit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem.
Mesa duket vendimi IiTrump për të shpallur Jeruzalemin kryeqytet dhe sigurisht i përkrahur nga Netanyahu ka ngjallur edhe zemërimin e shtetit islamik.
Një kërcënim i tillë vjen vetëm një ditë pasi një 27-vjecar tronditi New York me një sulm të konsideruar terrorist.