INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie miti! Gati për not, por sa duhet të presësh pasi ke ngrënë…

Bie miti! Gati për not, por sa duhet të presësh pasi ke ngrënë…

Publikuar më: 11:26 10-07-2019

A është e vërtetë se duhet të presësh 30 minuta apo edhe një orë pas ngrënies e më pas mund të notosh?

Sipas disa ekspertëve ky rregull është thjesht një mit. Disa njerëz do të përjetojnë dhimbje stomaku nëse bëjnë ndonjë aktivitet të fuqishëm pas një vakti ushqimor, por notimi i moderuar ose ndonjë lloj stërvitjeje nuk shkakton ndonjë efekt anësor serioz.

Procesi i të ngrënit dhe tretjes, shmang pak gjak nga muskujt në zonën e krahëve dhe këmbëve, dhe e dërgon atë drejt stomakut dhe zorrëve për të ndihmuar procesin e tretjes.

Në shumicën e rasteve, ka ende gjasa, që të gjitha pjesët e trupit, të funksionojnë normalisht pas një vakti. Në raste ekstreme kur stërvitja e tepërt fillon menjëherë pas një vakti, ngërçi mund të ndodhë për shkak të mungesës së oksigjenit, por kjo nuk është e zakonshme. Edhe pse ekziston rreziku shumë i vogël i ngërçit, që shoqërohet me notimin pas ngrënies, është ende më mirë të jesh i sigurt dhe të presësh.

Nëse kryeni aktivitete të fuqishme pas ngrënies, të tilla si zhytja, ju mund të keni disa shqetësime të tilla si urthi ose të vjella. Edhe pse notimi me një stomak të plotë mund të jetë i parehatshëm dhe mund të çojë në të vjella, nuk ka gjasa që t’iu vërë në rrezik për t’u mbytur. Ky do të jetë një lajm i mirë për fëmijët, por më pak për prindërit që duan të pushojnë pas drekës.

Por, megjithatë, mjekët këshillojnë, se nëse keni dëshirë që të ktheheni sa më parë në ujë, apo të notoni, përpiquni të zgjidhni ushqime me karbohidrate të thjeshta, për të konsumuar.

Ushqime të shkëlqyera që ju ndihmojnë edhe të shijoni notin pa e vrarë mendjen janë makaronat. orizi, patatet e ëmbla.

Para notit gjithashtu mund të përdorni edhe jogurt apo smoothi, të cilat janë një mënyrë fantastike për të ushqyer trupin tuaj pa ushtruar presion në sistemin tuaj të tretjes.

Sa i përket frutave besojini bananes dhe në fund shijoni verën shëndetshëm dhe mësoni mirë notin!

Article Logic
Execution time: 0.0027079582214355