INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bill Clinton “kurorëzon” Hillary: “Eshtë gruaja që i duhet Amerikës” [VIDEO]

Publikuar më: 10:04 27-07-2016

Ish Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka folur rreth asaj se pse gruaja e tij dhe “mikja e tij e ngushtë”, Hillary, duhet ta udhëheqë kombin. Gjatë konventës së Demokratëve në Filadelfia ai tha se ajo ishte “gruaja me guximin më të madh për ndryshime që ai ka njohur” tha Ish Presidenti amerikan Bill Clinton.

Hillary Clinton e përmbylli natën me një video mesazh, duke thënë: “Nuk më besohet që sapo e vendosëm të çarën më të madhe në atë tavan qelqi”.

“Dhe në qoftë se në këto momente ka vajza të vogla që kanë ndenjur vonë për të na shikuar, më lejoni që t’i them një gjë: ‘Unë mund të bëhem presidente e parë grua, por njëra prej jush është pasuese”.

Për më tepër se 30 vjet, ai ka mbajtur fjalime në disa nga podiumet më të mëdha botërore. Megjithatë shumë kritika u adresuan në drejtim të Bill Klintonit për fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar Demokrat, duke e cilësuar të gjatë dhe të mërzitshëm.

Sipas “Daily Mail”, ish-presidenti amerikan përdori një gjuhë romantike, duke folur për bashkëshorten e tij, e cila mori zyrtarisht nominimin si kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara. Megjithëse mediat sociale i qortuan disa vlerësime të Klintonit.

Fjalimi i Klintonit në Kuvendin Demokrat zgjati 42 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551